Në Skenderaj u shënua Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Aktivistë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq nga gjithë Kosova janë mbledhur në Skenderaj për të shënuar Ditën Botërore te Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Ata, këtë ditë e kanë shënuar me aktivitete promovuese, sportive dhe kulturore, si dhe me demonstrimin e punës dhe gatishmërisë për ndihmë në rast nevoje.

Në hapje të aktiviteteve para të pranishmëve foli Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura, i cili shprehu përkrahjen e komunës për Kryqin e Kuq, përkrahje kjo që do të vazhdojë varësisht prej mundësive dhe nevojave.

Të pranishmit i përshëndetën dhe i uruan edhe Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës Dr. Adem Nura dhe Kryetari i Kryqit të Kuq në Skenderaj Dr. Osman Veliu.

Vullnetarë të mbledhur nga gjithë Kosova më pas kryen aktivitete të shumta në grupe të organizuara në fusha të ndryshme si në sport, art dhe muzikë si dhe demonstruan aftësitë për të ndihmuar popullatën në rast nevoje.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …