Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë tërë javës

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë tërë javës

Meteorologët parashikojnë që gjatë tërë javës do të mbajë mot i vranët me intervale të shkurtra me diell, i shoqëruar edhe me reshje shiu. Sipas një komunikate të Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, sot dhe nesër në vendin tonë do të ketë mot të vranët, i shoqëruar me reshje shiu. Nga dita e mërkurë fushat barike do të jenë paksa më stabile , kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare. Ndërkaq të premten pritet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …