Në Sllup, Hereq dhe Dujakë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore

Në fshatërat Sllup, Hereq dhe Dujakë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj  zv.kryetari Sami Cacaj, si dhe përfaqësues nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së, dhe të tjerë.

Fillimisht, në orët e paradites janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Sllup. Poashtu homazhe dhe nderime u bën edhe në Hereq dhe Dujak, duke përkujtuar me respekt të përjetshëm sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit, të cilët me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

Lavdi e nderim përjetësisht heronjve të lirisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …