Brickos

Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”

Në komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve infrastrukture, konkretisht të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugëve rurale në lokalitet e ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast sot është bërë asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen “Ferizi” në Smirë të Vitisë. Punimet nga afër i përcolli kreu i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor i cili edhe është pritur aty nga banorët e zonës. Banorët e këtij lokaliteti në veçanti ata për skaj të rrugës në fjalë kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt duke e cilësuar si jetik për ta. Kurse i pari i Vitisë, potencoi se ata po vazhdojnë punën në krijimin e infrastrukturës sa më të mirë edhe në lokalitet e tjera duke lehtësuar qarkullimin e pjesëmarrësve në trafik. Kryetari Haliti shtoj se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj janë duke punuar edhe në fushat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …