Në Suharekë 10 ditë shërbime falas me Mamograf mobil

Projekti i cili u inicua nga gratë deputete të Parlamentit të Kosovës dhe u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ka filluar të funksionojë nga dita e enjte edhe në Komunën e Suharekës. Kështu, Mamografi mobil për 10 ditë pune, apo dy javë kalendarike do të jetë në shërbim falas për gratë e interesuara të bëjnë diagnostifikimin e kancerit të gjirit. Sipas z.Frashër  Behlulit, drejtor në Drejtorinë Komunale për Shëndetësi, ky aparat ka filluar punën nga 3 nëntori dhe do të jetë në Suharekë deri më 17 nëntor. Aparati gjendet në oborrin e QKMF-së në Suharekë dhe do të punojë nga ora 9,00 e mëngjesit  vetëm ditëve të punës. Në ditë mund të vizitohen 15 paciente të cilat duhet me qenë mbi moshën 40 vjeçare. Për t’u vizituar falas duhet të kontaktohet dr. Hidajete Haliti. Ndryshe, Mamografi mobil është aparat i teknologjisë së fundit dhe jep të dhëna të sakta  lidhur me gjendjen e pacientit, ndërsa ka dhe një staf shumë profesional prej 3 punëtorëve shëndetësor të ardhur nga Prishtina dhe dy ndihmës nga QKMF-ja në Suharekë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …