Në Suharekë po bëhet shenjëzimi i rrugëve

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë në komunën e Suharekës, kryesuesi i këtij takimi z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, ka njoftuar për punët që janë kryer gjatë javës që shkoi si: Mbajtja e ekspozitës së grurit “Theranda 2016”, për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Ditët e mërgatës”, pastaj për Takimin që ka organizua Shoqata që merret me avokimin dhe kujdesin e komunitetit RAE, ku u fol për bashkëpunimin e Komunës së Suharekës me këtë shoqatë, si dhe për Tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me përfaqësues të bizneseve në sektorin privat. Ai ka bërë të ditur edhe për punën e Drejtorisë për Shërbime Publike e cila po bënë shenjëzimin nëpër rrugë, punë kjo që është kërkuar disa herë të bëhet. Ndërsa, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka bërë të ditur se gjatë javës ka pasur të raportuar 3 raste të vjedhjeve dhe se policia e Kosovës në Suharekë, këto ditë po merret rreth organizimeve që po bënë komuna e Suharekës në kuadër të festes “Ditët e mërgatës”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …