Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me punonjësit e Administratës Komunale, ndau reflektimet për vitin që po lëmë pas dhe për arritjet e përbashkëta. Ai theksoj rëndësinë e disiplinës dhe të përkushtimit në shërbim të qytetarëve si dhe veçoi rolin e secilit e të secilës në përmirësimin e punës së përditshme.
Viti 2024 tha në fjalën e tij kryetari Latifi ishte një vit me sfida, por edhe me suksese që vlejnë të përmenden:
▪️Rritëm dhe tejkaluam planin e të hyrave komunale, deri dje, gjithsej: 2 milion e 4 mijë e 158€
▪️Forcuam transparencën buxhetore;
▪️Realizuam projekte të rëndësishme publike;
▪️Siguruam performancë të lartë komunale;
▪️Menaxhuam buxhetin me përgjegjësi, duke realizuar 98.87% të tij deri më tani.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
