Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi

Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi. Drejtuesit  rajonalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion. Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë. Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …