George Ivanov

Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nesër jep mandatin për formimin e qeverisë së re

Pritet që kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, pasi është fituesi në këto zgjedhje duke marrë 51 deputetë, para LSDM-së së Zoran Zaevit që në zgjedhjet e 11 dhjetorit fitoi 49 vende në Parlamentin e ri. Pas marrjes së mandatit Gruevski ka në dispozicion 20 ditë për të formuar qeverinë. Mirëpo tash për tash nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka asnjë shenjë nëse do të shkojnë me Gruevskin apo do ta injorojnë atë. Në mbledhjen e fundit që ka mbajtur LR-PDSH-ja, shumica e kryesisë partiake kanë qenë kundër bashkëpunimit me VMRO-në. Ata edhe publikisht disa herë kanë potencuar se nuk do të bashkëpunojnë Gruevskin por vetëm me Zajevin edhe atë nëse gjuha shqipe zyrtarizohet para se të formohet qeveria. Lideri i LSDM-së në zyrat e Lëvizjes BESA kërkuar ndihmën e shqiptarëve  për formimin e qeverisë, pasi siç thonë nga LSDM-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …