Në Tiranë ka filluar Seminari i XIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues për gjuhën shqipe në diasporë

Në Tiranë ka filluar Seminari i XIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues për gjuhën shqipe në diasporë

Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi sebashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministrin për Diasporë i Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Kosovës, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të Seminarit të XIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i cili ka filluar të martën në Tiranë dhe do t’i zhvillojë punimet deri më 3 gusht 2018. Bytyqi i ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, angazhimin e palodhshëm ndër vite, për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kujtesës sonë kombëtare në mendjet e të rinjve tanë në mërgatë.

“Mësuesit tanë në diasporë po e ndihmojnë kultivimin e gjuhës sonë të çmuar, ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kudo që janë, andaj e meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë institucionale. Gjysma e substancës kombëtare jeton jashtë vendit, andaj theksova se mbështetja për punën që bëjnë mësimdhënësit në diasporë është shumë e nevojshme. Në këtë kontekst, theksova nevojën e certifikimit të mësimdhënësve kudo që ata punojnë, dhe përmenda edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta ndërministrore në Korçë, me të cilat parashihet financimi i mësimit plotësues dhe që duhet të jetësohen në të ardhmen”, ka thënë nder të tjera ai.

Ndryshe, ky seminar i financuar nga dy ministritë e arsimit, ka për qëllim këmbimin e përvojave të mira të mësimdhënies nga vende të ndryshme të botës, ndërsa gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë seminari, do të paraqiten kumtesa me tema të ndryshme si: Metodologji të mësimdhënies dhe teori të të nxënit për nxënësit që jetojnë në diasporën shqiptare, Prezantimi i dokumentit “Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”, Mësuesit në shkollat e komunitetit shqiptar, profili dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, dhe tema të tjera të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …