Në vazhdën e fushatës lidhur me përmendjen e emrit të Albin Kurtit në kontest kërcënues është arrestuar rapsodi, Nuredin Gashi

Në vazhdën e fushatës lidhur me përmendjen e emrit të Albin Kurtit në kontest kërcënues është arrestuar rapsodi, Nuredin Gashi

Në vazhdën e  fushatës lidhur me përmendjen e emrit të Albin Kurtit në kontest kërcënues është arrestuar rapsodi Nuredin Gashi i cili dyshohet se ka kërcënuar me vrasje, kryeministrin Albin Kurti.Prokuroria Speciale, ka njoftuar se ky i fundit, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një emision, dhe përmes një postimi ka bërë kanosje për vrasje ndaj kryeministrit, Kurti. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin me inicialet për shkak të dyshimit  se ka kryer veprën penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit ‘DEBAT PLUS’,  të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë e ka përsëritur, ka njoftuar Prokuroria Speciale. Ne aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …