Vuçiq

Prokuroria e Serbisë do të marrë në pyetje kryetarin Aleksander Vuçiq, si dëshmitar në rastin e vrasjes së 6 serbëve në Pejë, në vitin 1999

Prokuroria e Serbisë për Krimin e Organizuar në Beograd njofton se ka pranuar një kërkesë për të marr në pyetje presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dëshmitar në rastin e masakrës në kafiterinë “Panda” në Pejës, të ndodhur në vitin 1998. Kërkesa ishte dorëzuar në emër të prindërve të të vrarëve nga avokati Ivan Niniq, por për vendimin fillimisht do të njoftohet avokati i të dëmtuarve. Avokati Niniq ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Prokurorisë dhe se shpreson në emër të familjeve të të rinjve të vrarë nga Peja se do të jetë pozitive, sepse sipas tij “çdo zgjidhje tjetër do të ishte shqetësuese”. Sipas fjalëve të tij, familjet kanë paraqitur kërkesa për dëgjimin e Vuçiqit si dëshmitar vetë disa herë më parë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kjo prokurori. Disa ditë pas krimit, Sigurimi serb i Shtetit arrestoi dhe si të dyshuar një grup të shqiptarëve, por ata u liruan nga paraburgimi për mungesë provash.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …