Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Në vend të presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës, thotë ministrja Elisa Spiropali

Në vend të presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës, deklaroi sot, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverise, Elisa Spiropali, ndërsa i përgjigjet Metës për kthimin e ligjit lidhur me Kodin Penal. “Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial. Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës”, shprehet ajo.

Po ashtu Sipiropali shprehet se për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi. “Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës. Kur votojmë shtrëngimin e litarit të ligjit kundër dhunës në sport apo dhunuesve në tërësi, nuk kemi ç’ presim tjetër nga Baba Xhikja i zjarrit të kërcënimeve ndaj zgjedhjeve, i dekreteve molotov për destabilizimin e vendit, i fjalimeve halucinante kundër ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Shqipëri”, shprehet Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …