Në vend të urimit për nxënësit dhe personelin e shkollës së Pozheranit!

Në vitin 2024, do të bëhen plotë 8 vite që kur kanë filluar punimet e ndërtimit të objektit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran dhe ende ky projekt nuk është finalizuar. Përkundër shumë përpjekjeve që drama e realizimit të këtij projekti të merre fund, si duket që kjo ende nuk ka gjetur zbatim. Nxënësit e lokalitetit më të madh në komunën e Vitisë, Pozheranit  vazhdojnë të përballen me kushte aspak të mira të mësimit, për shkak të hapësirës dhe orarit të kufizuar. Kjo për faktin se organet kompetente, respektivisht institucionet qendrore,  sikur po e neglizhojnë këtë projekt dhe punimet në vazhdimësi janë zhvilluar me një ritëm shumë të ngadaltë deri në bllokimin e tërësishëm. Sot, fati i këtij projekti ka mbetur në mëshirën e fatit dhe të atyre që udhëheqin me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Sinqerisht është e tepër stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran. Në emër të prindërve, nxënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve tanë, kërkojmë që objekti të përfundojë sa më parë.  Kur jemi në përfundim të vitit 2023 dhe fillim vitin e ri, shprehi shqetësimin tim dhe gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, lidhur me zvarritjet e kota që po bëhen në ndërtimin e objektit të shkollës së Pozheranit. Ndërkohë, kërkojmë nga Ministria Punëve të Brendshme, konkretisht  divizioni përkatës  si dhe nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, që të marrin seriozisht kërkesat tona, pra të komunës, banorëve, prindërve, nxënësve që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundoj sa më parë.  Qytetarët e Pozheranit dhe fshatrave për rreth, janë shumë të pakënaqur me mos përfundimin e objektit të shkollës. Andaj, mbesim me shpresë që pas reagimeve të njëpasnjëshme dhe të shprehjes së pakënaqësisë sonë të përbashkët, që qeveria e Republikës së Kosovës të reflektoj dhe të përfundojmë këtë projekt madhor sa më parë dhe që mos të humbasim në procesin e mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Sinqerisht

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …