Miroslav Lajçak

Në vendin tonë pritet të arrijnë diplomatët, Gabriel Escobar dhe Miroslav lajcak lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Nesër në vendin tonë pritet të arrijnë dy zyrtar të lart të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak. Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët Lajçak dhe Escobar, do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. “Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA. ”Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …