leoni

Një stuhi bore ka përfshirë pjesën veri lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një stuhi bore ka përfshirë pjesën veri lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reshjet e dendura të borës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa zona. Guvernatorët e Merilendit, Masaçusetsit, Nju Xhersit dhe Nju Jorkut shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe ju kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Guvernatori i Masaçusetsit Charlie Baker tha se kjo mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha që ka perjetuar ky rajon në vitet e fundit. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik lëshoi paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare, ndërsa shërbimi hekurudhor për pasagjerët është anuluar në pjesën më të madhe të rajoneve të prekura nga stuhia. Zëri i Amerikës njofton se parashikimet për një stuhie të fortë nxitën kompanitë ajrore të anulojnë rreth 5 mijë fluturime ndërsa për 8 mijë të tjera u krijuan vonesa.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …