Në Viti shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë dhe atë përmes aktiviteteve të ndryshme. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë është bërë shpërndarja e fletushkave informative lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKMF-Viti , si dhe të drejtat e pacientit. Këtij aktiviteti ju është bashkuar edhe LMT –KFOR-it Amerikan në Viti që kanë kontribuar në shpërndarjen e fletushkave .Gjithashtu, ekipi i LMT-së së KFOR-it ka mbajtur edhe një trajnim me stafin e emergjencës në Viti të cilët janë trajnuar për urgjencat mjekësore në rast të djegieve dhe frakturave. Sipas Basri Aliut , Drejtor i DSHMS-së në Viti, ndër tjerash tha se kjo komunë vazhdimisht shënon ditët e ndryshme që lidhën me shëndetësi dhe tregoj se qëllimi i kryesor është që përmes aktiviteteve të tilla, të jemi sa më afër qytetarëve dhe që ata të kenë njohuri të ndryshme nga fusha e shëndetësisë. Përndryshe, Dita Botërore e Shëndetësisë është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …