Brickos

Në Viti u mbajt diskutimi publik për Propozim Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje dhe Planin e Veprimit 2020-2023

Në Viti u mbajt diskutimi publik për Propozim Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje dhe propzim planit të Veprimit për parandalimin e dhunë në familje për vitet 2020-2023. Me këtë rast Ibadete Hyseni, Zyrtare Komunale në Viti, prezantoj këtë plan duke treguar edhe aktivitetet të cilat parashihen të zhvillohen në bashkëpunim me mekanizma të ndryshme për parandalimin e dhunës në familje. Ajo potencoi se deri në vitin 2023 synohet që strategjia lokale të ndikoj që komuniteti të jetë i informuar mirë mbi çështjen e dhunës në familje. Kjo sipas saj synohet që kjo të bëhet me profesionistë të përgatitur për të parandaluar, njohur dhe kualifikuar për trajtimin adekuat të viktimave të dhunës në familje dhe të komunitetit në tërësi si dhe të kryerësve të veprave penale. Përndryshe ky propozim plan i veprimit pritet të shkoj për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …