Në Viti u promovua libri ““NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË” i autorëve prof.dr. Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për nderë të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot u promovua libri “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999), të autorëve prof. dr Nusret Pllana e Agim Aliçkaj. Në emër të institucioneve komunale të Vitisë të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e autorëve për të përmbledhur në këtë libër, realitetin e hidhur të popullit shqiptarë gjatë viteve 1844-1999. Ndërsa autori i librit prof.dr. Nusret Pllana, tha se këto vepra janë në funksion të mos harresës së vuajtjeve të popullit shqiptarë ndër vite. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Qemajl Rexhepi, i cili tha se zëri i Nusret Pllanës, ishte jehonë e lirisë si dhe mobilizim për liri e atdhe. Me këtë rast, prof. dr. Nusret Pllana u nderua me një mirënjohje nga institucionet komunale të Vitisë, dhe në fund u shfaq edhe filmi dokumentarë i metrazhit të shkurtër “Kush i vret fëmijët?!”, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala.

May be an image of 5 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …