leoni

Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Në vitin 2011, numri i popullsisë në Kosovë ishte 1 milionë e 800 mijë banorë, tani ka pak më shumë se 1 milion e 500 mijë

Parashikimet fillestare të Agjencisë së Statistikave  tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna. Në vitin 2011, numri i popullsisë në Kosovë  ishte 1 milionë e 800 mijë  banorë, me 93% shqiptarë, tani ka pak më shumë se një milion e 500 mijë. Popullsia e Kosovës është zvogëluar ndjeshëm në dekadën e fundit, sipas rezultateve paraprake të regjistrimit kombëtar të vendit, megjithëse numri i përgjithshëm i banorëve mund të jetë zvogëluar  edhe nga bojkoti që i ka bërë kësaj radhe pakica etnike serbe, edhe pse ajo nuk arrin  në shumë se  90 mijë serbe. Regjistrimet janë çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike minojnë përpjekjet për të marrë të dhëna të sakta për popullsinë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …