Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: A do ta shkel Ilir Meta Kushtetutën, apo Kushtetuta Ilir Metën?!

E vetmja pikë e ndritshme pas tranzicionit politik në Shqipëri ishin presidentët, përjashto Sali Berishën. Ata thuaja se më përpikëri i zbatonin ligjet kushtetuese. Por presidenti aktual Ilir Meta po del të jetë më i veçantë nga të gjithë.

Ilir Meta, me origjinë është nga Skrapari. Skrapari ka një veçori të theksuar në jug të Shqipërisë. Gjatë kohëve të më parshme, në një thertore delesh, kishte rezultuar se një dele mungon, kur i hyjnë hulumtimit se ç’ka ndodhur me atë dele, një fshatar i mençur u thotë: ” nëse ka ngelur ndonjë gjurmë hajduti nuk është nga Skrapari, por nëse nuk ka ngelur asnjë gjurmë hajduti është nga Skrapari”. Ai më tutje vazhdon: “Skraparlinjët e hajnë delen me gjithë lëkurë”.

Ilir Meta karrierën e tij e ka nisur duke u marrë me sport, më saktësisht me peshëngritje. Ai më pastaj filloi të merret me politikë, duke u inkuadruar në Partinë Socialiste. Karrierën vazhdon si deputet në PS.

Gjatë krizës politike që kishte përjetuar e majta, personi më “meritor” doli të jetë pikërisht Ilir Meta, i cili vendosi ta sfidoj ish liderin socialist Fatos Nanon për kreun e partisë. Pasi që nuk e fitoi garën për atë post, vendosi të krijoj parti të re LSI. Nga ai moment Ilir Meta doli të ishte majtisti më kontravers, sepse filloi të shprofilizohet politikisht. Herë me ata herë me këta, totalisht kalon  në një gjendje amorfe, nuk i dihej formati politik.

Zgjedhjet e vitit të kaluar për Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Meta e tregoi gjithë sekretin që kishte nga brenda, kur PD-ja me çdo kusht donte ti bojkotoj zgjedhjet, ai në vend që ta qetësojë situatën,  vepron në të kundërtën, duke hedhur vaj në zjarr, për ti bojkotuar zgjedhjet. Mirëpo pas ndërhyrjes së SHBA-ve situata u qartësua dhe zgjedhjet u mbajtën. Por para zgjedhjeve, ai kërkonte rolin e Presidentit, sepse ishte ngopur me rolin e të parit të Kuvendit. Edhe kjo dëshirë iu plotësua, dhe me ndihën e PS-ës ai e merr këtë post. Dhe kur pritej që më në fund si president i shtetit të luaj një rol pozitiv, ai prapë me avazin e vjetër duke u sjellë si marionetë e Sali Berishës. Rasti i parë ishte mos nënshkrimin lidhur me teatrin.

Por rasti i mos dekretimit të Sandër LLeshit pa asnjë sqarim len të dyshohet në shumëçka. Për momentin ky është një mister politik, që ka ngjallur reagime të ashpra në gjithë opinionin shqiptar. Deri tani, të gjitha reagimet po dalin kundër Ilir Metës. Do i shkoqis disa syresh; editori i gazetës tema Mero Baze : “Ivanovi ynë”, Artur Zheli: “Ilir Meta nuk është noter i Kryeministrit”, Edi Rama: “presidenti qesharak”. Por ishte edhe një shkrim skandaloz nga Frrok Çupi në gazetën tema: “Ilir Meta nuk e dekretoi “malokun” katolik,  Sandër Lleshin…, ishte ky një shkrim, që ato fjalë i dëgjon vetëm në rrugë dhe aty humbin, shkrim provincial.

Por arsyetimin më të thukët e dha ish presidenti paraprak Bujar Nishani: “Bujar Nishani përballë  Ilir Metës: Presidenti s’ka të drejtë t’i refuzojë kandidaturat për ministër, përderisa i plotëson kriteret të jetë deputet”. Ai më tutje shkruan:”Ilir Meta ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, me vendimin për të mos dekretuar Sandër Lieshin, si Ministër të Brendshëm.

Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili gjatë gjithë mandatit të tij sillej sikur të ishte në kryesinë e PD-ës, por kur ishte në pyetje dekretimi Ministrit të Brendshëm  Xhafaj. I ndodhur para një presioni nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që mos ta dekretoj ministrin në fjalë, Bujar Nishani i lë anash të gjitha presionet dhe vepron konform Kushtetutës, dekreton Xhafajn për Ministër. Nga ky moment Bujar Nishani e humb besimin te dy liderët e PD-ës, dhe ngelet i vetmuar. Me Sali Berishën asnjë njeri normal nuk mund të bashkëveproj, viktima e fundit është Bujar Nishani.

Për momentin, në Shqipëri është krijuar “Trekëndëshi i Bermudeve”, me një hapësirë tejet të rrezikshme politike. Ky Trekëndësh me brinjët ABC.

Brinja A Sali Berisha, i cili kujdesët për destabilizimin e Shqipërisë.

Brinja B Lulzim Basha, i cili çon ujë në mullirin e armikut, dhe

Brinja C familja Kryemadhi-Meta, duke u kujdesur për një anarki të mundshme dhe për të  shkelur Kushtetutën.

Nëse brenda një kohe të shkurtër Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nuk del me një arsyetim lidhur me mos dekretimin e Sandër Lleshit, po del të jetë presidenti më autokrat nga të gjithë presidentët paraprak. Shumë peshëngritës, nga dëshira për të ngritur lart një peshë më të madhe sesa që i ka mundësit, janë rrëzuar duke pësuar lëndime serioze. Ish peshëngritësi Ilir Meta është duke bërë shkelje serioze të Kushtetutës. Shtrohet pyetja logjike: a do ta shkel Kushtetutën Ilir Meta apo, Kushtetuta Ilir Metën!?.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …