Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, si “Fiona e Shrekut”

Fiona një personazh në film të animuar me Shrekun, e cila ndrron fytyrën sipas Hënës, punë ëndërrash, znj. Bërnabiq flet ëndërra. Lidhur me prononcimin e kryeministres serbe Bërnabiq, e cila i quan shqiptarët si të ardhur nga mali, asgjë e re, avazi i vjetër. Bërnabiq e përshkruan vehten si një personalitet të “krenarisë” ekstreme, në fakt ajo zbret veten në një budallallëk të mbingarkesës psikike të rrezikshme, në kombinim me arrogancën. Ajo bëri vërejtje për të shkelur në të kaluarën, e që për fat të keç ende ka të tillë njerëz, të cilët shkojnë drejtë vetë-degradimit. Është një mënyrë specifike për ta përshkruar veten me një lloj fyerje të caktuar, për ta ndier veten “superiore”, nëpërmjet fjalës së gojës, veprim ky që bëhet për disa të tjerë.

Për të shkruar etiketimet e “intelektualëve” serb që i’ju kanë bërë shqipëtarëve, është më se pa mundur. Por një gjë dihët, ata nuk na kanë trajtuar as si qytetarë të rendit të dytë, por kjo le të jetë në ndërgjegjen e tyre, nëse i’u ka mbetur . Kësaj radhe do i shkoçisë disa etiketime që unë i kamë mbajtur mendë, pas vitit 1981.

Pas demonstratave të vitit 1981, në ish Jugosllavisë u shkaktua termet katostrofik, me zhdukje të emrit. Në atë kohë Nëna Shqipëri ishte më e zëshmja në përkrahje të atyre demonstratave. Ishte më e zëshmja sepse vet e kishte mbjellur atë kauzë shqipëtare, për mes Profesorëve Universitar nga Tirana, i vetmi që e kishte nuhatur këtë rrezik për ish Jugosllavinë ishte “shoku” Tito. Kurse në ish Jugosllavi u ngrit në qiell një urrejtje e frikshme sidomos ndaj Shqipërisë, të cilët filluan ti etiketonin, në stilin e tyre të mbeturinave mesjetare. Por më specifikja ishte ajo e një serbi hibrid me kroat, Goran Bregoviç, ai ishte anëtar i një grupi muzikorë nga Sarajeva “bjello dugme”, për shqiptarët e Shqipërisë ishte shprehur në mënyrë më primitive, duke thënë : “ata janë njerëz me bishta”. Ky njeri hibrid edhe sot është i tillë, po ta kishte bishtin do ishte mirë, këtë skizofren as kroatët nuk e duan. Por, për fat të keç po ky skizofren para disa vitesh e kishte vizituar Shqipërinë. Turp.

Në fund të viteve 80ta kur pritej copëtimi i ish Jugosllavisë, serbët filluan me insinuata të ndryshme destruktive, për t’ua lënë fajin shqiptarëve nga Kosova. Ato insinuata pak a shumë dihën, por filluan edhe me etiketime nga më të egrat duke i quajtur shqipëtarët e Kosovës si kanibal, ku pati reagime të ashpra të asaj kohe, nga shqipëtarët e Kosovës. Nuk përjashtohët mundësia që disa serb  të kenë bërë kanibalizëm në Bosnje dhe Kosovë. Pastaj po në këtë kohë serbët bënin akte vandaliste për t’ua hedhur fajin shqipëtarëve, si psh: dëmtimi i varrezave, inskenime dhunimi etj. Këtu duhët veçuar një rast tejet të pazakontë, kur një serb nga Gjilani Gjorgje Martinoviç kishte bërë vetë-dhunim me shishe të birrës, vetëm për t’ua hedhë fajin shqiptarëve. Mirëpo më vonë nga mjekët specialist shqiptarë  u konstatua se ai veprim i shëmtuar njerëzor, ishte vetë-dhunim. Kurse serbi Gjorgje Martinoviç nga ai veprim i nivelit të ulët njerëzore, ishte shpërngulur nga Kosova. Sipas disa informacioneve, supozohet se kryeministrja e Serbisë Bërnabiç është mbesa e Gjorgje Martinoviçit.

Por, kulminacionin e urrejtjes  më të madhe, serbët gjatë gjithë historisë së tyre e kanë kundër UÇK-ës. Pas lufte serbët në vend që të kërkojnë falje për të zezat që i kanë bërë, ish deputetje e Kosovës Rada Trajkoviç i çuante ish liderët e UÇK-ës : “njerëz të ardhur nga mali”. Më së shumti aludonte në Jakup Krasniçin dhe Fatmir Limajn. Kjo urrejtje e tyre ndaj UÇK-ës mund të justifikohet për faktin se kur u mor vendimi që NATO për ta bombarduar Serbinë. Serbia kishte përgatitur operacionin famëkeq: “Patkoi”, që ishte i ngjashëm me tokën e djegur. Mirëpo falë UÇK-së,  e cila në koordinim me NATO-n vepruan me një strategji të lartë ushtarake. NATO-ja nga ajri, kurse UÇK-ja nga Toka u kujdes që patkoin t’ua mbathi ushtarëve serb dhe për ti përzërë për gjithmonë e jetë nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …