O’Connell: Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

O’Connell: Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike organizuan takimin e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të rajonit respektivisht të Ballkanit perëndimor. Ministri i Financave Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me vendet rajonale është duke zënë vend me takime të ministrave dhe niveleve tjera politike, ku janë arritur marrëveshje nga Samiti i Berlinit, dhe të tjera. Aishtoi se ky bashkëpunim rajonal, do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm dhe zbatim të ligjit në fokus luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Sipas tij, këto takime rajonale janë mjaft produktive. Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli tha se Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Vazhdoni kështu për të shënuar përparim në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së lirë dhe njerëzve. E dimë që është e vështirë, por jemi këtu për t’ju ndihmuar”, tha ai. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin drejtorë e përgjithshëm të vendeve të rajonit, përfaqësues nga Organizata Botërore e Doganave dhe përfaqësues nga Doganat e Britanisë se Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …