Epopeja e UCK-se

Nën-këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut në Malishevë hapi ekspozitë me dëshmi të dhunës dhe gjenocidit serb

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5.6 dhe 7 Marsit, përkatësisht “Epopesë së UÇK-së”, sot në ambientet e muzeut të qytetit “Jahir Mazreku” në Malishevë, është hapur ekspozita e Januz Mazrekut, ish aktivist i Nën Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Malishevë, me dokumente që dëshmojnë dhunën dhe gjenocidin serb. Në hapje të ekspozitës, ishin të pranishëm personalitete të ndryshme, si Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Social Demokrate, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtor komunal, pastaj ish aktivist të drejtave të njeriut, si Halit Berani, Merita Ibrahimi, Nuhi Bytyçi, Liman Rushiti dhe shumë të tjerë. Në fjalën e tij në hapjen e kësaj ekspozite, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se “kjo është dëshmia më e mirë e dhunës dhe gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar, përfshi edhe Malishevën dhe për ne sot, është një rikujtesë e asaj dhune të përjetuar”, ndërsa duek folur për rolin e KMDLNJ-së, tha se ka qenë një vend ku pa frikë jemi rrëfyer për dhunën mbi ne dhe kjo është pjesë e historisë sonë të dhimbshme, por edhe të lavdishme”. Në fund, Januz Mazreku, i cili e ka hapur këtë ekspozitë me dëshmi, i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në këtë ekspozitë, por mbi të gjitha i ka falënderuar ish aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët në kohët më të vështira kanë mbledhur dëshmi dhe dokumente për të dëshmuar këtë represion, si dhe për të kërkuar drejtësi, për dhunën dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …