UCK

Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete me rastin e Ditës së Dëshmorëve

Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete me rastin e Ditës së Dëshmorëve, në Prizren. Sot në orën 10:00 aktivitetet fillojnë me homazhe te “Varrezat e dëshmorëve” në Landovicë  Në 10:40. Bëhen homazhe pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit. Në orën 11:00 bëhet  shpërndarja e mirënjohjeve për gratë veterane të luftës, në ambientet e Shtëpisë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në orën 12:30 bëhet përurimi i rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (në fshatin Malësi e Re). Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në orën 9:30 nga Shtëpia e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Selami Hoti: Vetëm në Krushë i kemi edhe 64 të zhdukur e në gjithë Kosovën 1577.

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Kidnapuarve dhe të Zhdukurve me Dhunë, …