Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj kujton Betejën e Çabratit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kujtuar betejën e Çabratit, duke thënë se këto data dhe beteja të mbushura përplot me sakrificë janë shenja të përjetshme që nuk do të na lënë të harrojmë se si u arritën çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës. Ai ka shkruar se ashtu si në gjithë formacionet e popullit të organizuara për rreth UÇK-së edhe në qytetin e Gjakovës kishte ndodhur kjo. “Para 18 viteve shumë djem e vajza ishin organizuar në mbrojte të civilëve të cilët ishin të vendosur në Çabrat, e ku më datat 7, 8 dhe 9 maj kishte ndodhë përballje e pabarabartë, në të cilën ranë dëshmorë dhjetëra djem nga Gjakova në mbrojtje të civilëve të pafajshëm të cilët ishin të rrezikuar nga forca të mëdha policore, paramilitare e ushtarake serbe të cilët vranë dhe zhduken gjatë këtyre ditëve dhjetëra shqiptarë. Lavdi të rënë në “Epopen e Çabratit”! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë”, ka shkruar në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …