Nënkryetari Aliu, falënderoi përfaqësuesit e Fondacionit “Sollon” nga Zvicra për gjithë ndihmën që po ofron për nxënësit dhe studentët ferizajas

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani dhe drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, kanë pritur në një takim delegacionin e Fondacionit Sollon nga Zvicra të përfaqësuar nga Douglas Funk, nga Kanada Jill Hackel nga Zvicra, Judith Hararden nga Afrika e Jugut dhe Vahida Huzejrovic nga Sllovenia. Ky Fondacion përmes organizatës Instituti për Promovimin e Edukimit në Ferizaj, ka financuar bursa për nxënësit dhe studentët e Kosovës që nga viti shkollor 2000/ 2001 dhe ky projket ende vazhdon për rajonin e Ferizajt, Drenasit dhe Skenderajt. Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për gjithë ndihmën që kanë bërë për komunën e Ferizajt, por edhe për studentët ferizajas.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …