Nënkryetari Hajdin Berisha vizitoi shkollën në Damanek

Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të menaxhimit të situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, sot nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e pandemisë, i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të shtabit, Blerim Thaçi, drejtor për arsim dhe Dibran Kastrati, drejtori i inspektoratit, e kanë vizituar shkollën fillore në Damanek, pas regjistrimit të dy rasteve me covid. Nënkryetari Berisha, është njoftuar me gjendjen në këtë shkollë dhe zbatimin e masave anti-covid, gjatë procesit mësimor. Vizita është realizuar pas rihapjes së shkollës në Damanek, pasi në këtë shkollë, nga 178 teste që janë bërë, dy nxënës kanë rezultuar pozitiv, si dhe paraprakisht një mësimdhënës, ndërsa 176 raste tjera kanë rezultuar negativ. “Ne jemi 24 orë në ditë në monitorim të situatës dhe sot jemi në muajin e shtatë të kësaj situate me pandemi, dhe rasti në këtë shkollë na ka shqetësuar shumë, por për fatin e mirë, nxënësit dhe kolektivi kanë dalë negativ, e rrjedhimisht është mundësuar edhe hapja shkollës dhe mbajtja e mësimit të rregullt”, tha Berisha, dhe i falënderoi për kujdesin e treguar nga ana e task-forcës së shkollës, për mos përhapje të virusit në këtë shkollë. Nga ana tjetër, drejtori i shkollës, Zeqir Kastrati dhe kolektivi i kësaj shkolle, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar në raport me shkollën dhe në raport me të gjithë situatën në komunë në përgjithësi. Përveç takimit me kolektivin e shkollës, janë vizituar edhe klasat për të parë nga afër zbatimin e masave kundër covid.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …