Lufti Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kjo parti është e gatshme për të shkuar në zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se për t’u zgjidhur ngërçi politik sa i përket çështjes së kryetarit të vendit, dialogu siç ka thënë Haziri, duhet të bëhet pa kushtëzime nga partitë politike. I pari i Gjilanit ka shtuar se deri më tani nuk është arritur gjuhë e përbashkët sa i përket kësaj çështje. Haziri ka thënë se përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vënë kushte në këtë drejtim, siç ka thënë ai, nuk duhet të ketë edhe nga partitë e tjera. Ai ka potencuar se nëse një gjë e tillë nuk arrihet me kohë, vendi, sipas tij, do të shkojë në zgjedhje, për të cilat sipas tij LDK është e gatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Të gjithë në Tiranë, nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri …