Nënkryetari i Skenderajt ka inspektuar punimet në rrugët e lagjeve të Burojës

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Burojë. Cak i investimeve të Komunës së Skenderajt janë rrugët e lagjes së Xhamisë dhe lagjes Begani.

Me rastin e vizitës në Burojë, nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka siguruar se realizimi i projekteve të Infrastrukturës do të vazhdojë edhe në vitin 2017, duke siguruar edhe për kualitetin e punimeve te investimeve në Burojë.

Buroja duke qenë njëri ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Skenderajt, për këtë institucion ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër lokalitetet që ka rëndësi të veçantë.

Buroja në të kaluarën ka përfituar nga investimet në projektin e asfaltimit të rrugës së fshatit që dërgon në drejtim të Izbicës, rrugë kjo që është meremetuar rishtazi, në projektin e kanalizimit të fshatit si dhe pritet të përfitojë edhe në ujësjellës për shkak të problemeve që ka pasur ky ujësjellës i realizuar kohë më parë. Falë këtyre investimeve Buroja po modernizohet meritueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …