Nënshkruhen kontratat me gratë përfituese të grantit nga organizata “Help”

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt në bashkëpunim me organizatën “Help” kanë bërë nënshkrimin e 29 kontratave me gratë përfituese të grantit nga kjo organizatë.

Nënshkrimi i këtyre kontratave është bërë nga drejtuesit e kësaj organizate si dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti. Me këtë rast Dërguti është shprehur se këto gra janë të gjitha afariste të komunës së Ferizajt.

“Këto përfituese do të pajisen me makina rrobaqepësie, furra për pjekurina te ndryshme, pajisje për prodhime dhe përpunime si dhe pajisje për biznese shërbyese”, tha Derguti, përderisa ka shtuar se përkrahja e grave në biznes do të jet në fokus kryesor të Kryetarit Agim Aliu dhe i Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …