Brickos

Nënshkruhet marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme

Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtat e autorit. Katër kanalet e Radio Televizionit të Kosovës do të paguaj shumën vjetore prej 30 mijë euro tarifë të përgjithshme për të pasur të drejtë të shfrytëzojë muzikën për transmetim. Televizionet me frekuencë kombëtare do të paguajnë nga 6000 euro në vit tarifë, televizionet regjionale 1200 euro tarifë vjetore, TV-të lokale 600 euro, kanalet kabllore muzikore 2400 euro, kanalet tjera kabllore 1800 euro, radiot nacionale 3600 euro, ato regjionale 720 euro, radiot lokale 480 euro, TV-të dhe radiot me fuqi të ulët do të paguajnë 240, respektivisht 180 euro. Në bazë të marrëveshjes, këto shuma do t’i paguhen shoqatës APIK, e cila përfaqëson repertorin vendor dhe të huaj i cili shfrytëzohet në territorin e Republikës së Kosovës. Mediat obligohen që të aplikojnë për marrjen e lejes në shoqatë. Materialet mund të shfrytëzohen vetëm në bazë të licencës për transmetim të cilët ato i posedojnë nga Komisioni i Pavarur për Media. Çdo tejkalim i kompetencës apo transmetim jashtë licencës do të jetë subjekt i shkeljes së të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta. Ministri Kujtim Gashi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje po krijohet një sistem i ri edhe për autorët e këngëve edhe për producentët e tyre. Ministri e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes dhe e konsideroi jashtëzakonisht të rëndësishme duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së kreativitet dhe kompensimin e autorëve për punë e tyre që bëjnë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …