Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, znj. Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi. Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy institucioneve. Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …