Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 mijë 377 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 267 raste pozitive me virusin corona. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast i vdekjes si pasojë e këtij virusi. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 56 mijë 118 nga 209 mijë e 960 të dyshimtë me ketë virus dhe 1 mijë e 411 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të përhapjes së virusit e deri më sot është gjithsej 49 mijë e 432 ndërsa numri i rasteve aktive është 5 mijë e 275.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …