Ish kryetari i AAK- së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Haradinaj i akuzoi deputetët e VV-së se, sipas tij, janë larguar nga përgjegjësia institucionale në një moment vendimtar, kur pritej vazhdimi i procedurave për miratimin e ndryshimeve ligjore. “Nuk ka logjikë me u ndërpre seanca, me ikë deputetët kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues edhe për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Haradinaj. Ai tha se prej kohësh ka paralajmëruar se zhvillimet politike mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve, ndërsa e cilësoi si të papranueshme, sipas tij, shmangien nga përgjegjësia në raport me Projektligjin për Dhomat e Specializuara. “Ikja nga përgjegjësia para Ligjit për Dhomat e Specializuara është vërtet e dënueshme. Ne e dënojmë fuqishëm një sjellje të tillë”. Ramush Haradinaj në mesin e protestuesve tha : Shpresuam që po votojmë sonte, po na dhimbseni ju, vendi dhe ata atje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
