Molliqaj për arrestimin e nipit të Thaçit: “Na kanë ndjekur në mënyrë të organizuar dhe kanë ushtruar dhunë joproporcionale”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e nipit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë protestës së zhvilluar të hënën në Prishtinë. Molliqaj, ka thënë se: Na kanë ndjekur në mënyrë të organizuar, me plan, dhe kanë ushtruar dhunë joproporcionale ndaj tij, atje diku në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka deklaruar Molliqaj. Ai i ka cilësuar veprimet e institucioneve gjatë zhvillimeve  “më armiqësore se kurrë më parë”, duke ngritur kritika ndaj mënyrës së ndërhyrjes policore gjatë protestës. Këto janë pretendime të Molliqajt dhe nuk përbëjnë konstatim të pavarur për mënyrën se si ka ndodhur arrestimi. Arrestimi i nipit të Thaçit ndodhi gjatë protestës para institucioneve të Kosovës, ku protestuesit kërkonin votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas raportimeve të mediave, ai u shoqërua nga Policia e Kosovës dhe, edhe gjatë momentit të arrestimit, foli para kamerave për protestën. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ku u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon që Ligji për Specialen të shqyrtohet në ora 17:30, Haxhiu: Ndërhyrje brutale në rendin e ditës

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së që shqyrtimi i …