BE

Nëntë vende të BE-së kanë nënshkruar një dokument për të promovuar votimin e shumicës

Nëntë vende të Bashkimit Europian kanë nënshkruar një dokument, për të krijuar një grup për të promovuar votimin e shumicës së cilësuar dhe jo më unanime në Politikën e Përbashkët Europiane të Jashtme dhe të Sigurisë. Dokumenti, i promovuar nga Gjermania, sheh mes nënshkruesve Francën, Italinë, Spanjën, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Finlandën dhe Slloveninë, shkruan “Ansa”.  “Qëllimi është përmirësimi i efektivitetit dhe shpejtësisë së procesit të vendimmarrjes. Duke parë sfidat ndërkombëtare në rritje, ne jemi të bindur se politika e jashtme e BE-së ka nevojë për procese adekuate, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …