Pas një procesi përzgjedhës, nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të ndjekë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt në Britani të Madhe. “Mbretëria e Bashkuar në Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aftësimin në fushën e lidershipit dhe arsimit. Pas një procesi përzgjedhës, nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të studimeve”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë nëpërmjet profilit zyrtar në “Facebook”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
