Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 Prill të vitit 1921, në Tiranë. Mësimet fillestare i mbaroi në shkollën Motrat Qiriazi dhe pasaten shkollën e mesme e kreu po në Tiranë, në Institutin Femëror Nëna Mbretëreshë. Në moshë mjaftë re (17 vjeçe), njohu oficerin italian Enzo Flaschi me të cilin u martua dhe para ardhjes se komunistëve në pushtet ajo u largua me bashkëshortin e vet, për në Itali.

Nermin Vlora filloi të merret me shkrime dhe përkthime që në bankat e shkollës së mesme kur përkthente poezi nga gjuha frënge dhe italiane për radion e Tiranës. Në Itali ajo studioi shkencat juridike në dhe kështu u pajis me dituri të gjëra. Fliste disa gjuhë dhe kjo qe një pasuri tejet e vlefshme që i ndihmoi sidomos në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çështjen etruske ku bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet të idiomave të gjuhës shqipe dhe pohonte se kjo gjuhë mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet të tyre. Kjo çështje u bë temë e rrahur nga shumë shkencëtarë të kësaj lëmie nga të cilët një pjesë pajtohej me Zonjën Nermin, disa shprehnin bindje të tyre pas anuar për ose kundër e disa e hidhnin poshtë plotësisht tezën e parashtruar të “përkthimit shqip”. Puna dhe interesimi saj zgjerohet me shumë sukses në lëmenjtë  e letërsisë, arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori). Shkruan në shqip dhe italisht dhe përkthen përpos nga italishtja (Ismail Bej Vlora) edhe nga anglishtja (Kujtime, Ismail Qemali).

Ndër veprat më të njohura përmenden (sipas vitit të botimit) :

1967 Zotëruesi i kohës ;

1973 Nga gjysëmhëna tek hëna ;

1979 Momente kolombiane ;

1971 Enesërmja e Kohës ;

1972 Kina ;

1979 Konsiderime mbi civilizimin Çibça ;

1984 Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët ;

1989 Etruskishtja gjuhë e gjallë etj.

Nermin Vlora Fallaski vdiq më 2004 duke lënë pas vetes një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Hilë Mosi (1885- 1933) poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve të Shqipërisë

Hilë Mosi (1885- 1933) poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve të Shqipërisë

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në …