AAK

Nëse dështon koalicioni VV-LDK, AAK-ja do të jetë e gatshme për ta nxjerr vendin nga bllokada

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e gatshme që nëse dështon koalicioni VV-LDK, të bisedojë për ndonjë mundësi tjetër për ta nxjerr vendin nga bllokada. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se do të presin afatet Kushtetuese dhe në rast të dështimit të Vetëvendosjes për ta bërë qeverinë do të diskutojnë në organet e partisë për hapat që duhen ndërmarr. ‘’Ne po presim afatet prej 15 ditësh sipas afateve Kushtetuese dhe pastaj në rast të dështimit, sigurisht që si Aleancë asnjëherë nuk kemi pasur mungesë të vullnetit të kontribuojmë për interes të vendit kemi marrë përgjegjësi për tema të mëdha jashtëzakonisht të rëndësishme dhe do të ulemi e të diskutojmë dhe do të marrim vendimet e duhura’’, tha ajo. Kadaj-Bujupi që për një kohë kishte kaluar në Vetëvendosje thotë se mandatari nuk po e ka guximin të marrë përgjegjësi për të udhëhequr me vendin. Andaj kërkon që e njëjta të lëshojë rrugë për marrëveshje të reja, pasi që sipas saj vendi rrezikon të bllokohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Zvarritje politike që e çon vendin drejt bllokadës kushtetuese

Nominimi i Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re është parë nga …