Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Derdhet si lumë paraja publike: Vetëm 5 mijë litra naftë për 10 ditë ka shpenzuar Teatri Kombëtar i Kosovës

Vazhdon të derdhet si lumë paraja publike, në kohën kur Qeveria në largim po e zbrazë rezervën e Buxhetit, duke ndarë përditë qindra mijëra euro, ndërsa Qeveria në ardhje, nuk po duket gjëkundi. Ujku do mjegull thotë populli dhe kjo mjegull nuk kthjellohet dot vetë, ashtu sikur e kthjellon natyra me ligjet e saj, ndera ligjet kundër korrupsionit në Kosovës i ka nën kontroll vetë Qeveria e cila i propozon dhe i miraton. Shembulli i shpenzimeve  të 5000 litrave naftë për  10 ditë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që më tepër ngjan në një teatër virtual sesa fizik, sepse as shfaqen shfaqje as i shikon kush ato, është vetëm një rast më shumë për të parë se si po zhvatet e gllabërohet paraja publike në të gjitha institucionet e Shtetit të Kosovës.

Shpenzimi i 5 mijë litrave naftë për 10 ditë pune nga Teatri Kombëtar i Kosovës ka nxitur dyshime për keqpërdorim të lëndës djegëse për ngrohjen e ndërtesës. Në ditën e 14-të të këtij muaji institucioni më i lartë teatror në vend kishte pranuar 5 mijë litra naftë. E më 27 janar rezervuarët ishin bosh. Kësisoj zyrtarëve të Teatrit e edhe atyre të Baletit Kombëtar të Kosovës u kishte lindur dyshimi se nafta është duke u keqpërdorur. Rrjedhje nuk shihet të ketë. Dyshime të ngjashme kishte pasur edhe më herët, por kësaj radhe TKK-ja ka vendosur ta kthjellojë këtë çështje. Për këtë përgjegjësi për ngrohje, Rrahman Shala, e organizatori i TKK-së, Beqir Beqiri, kishin shkuar të konsultoheshin me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi. Po atë ditë, më 27 janar, zyrtarët e IT-së nga Ministria e Kulturës kishin marrë incizimet e kamerave të sigurisë në TKK. Paraprakisht më 19 dhjetor të vitit të kaluar me vendim të sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së ishte formuar një komision në përbërje të punonjësve të vet, Labinot Berisha, si kryesues, e me anëtarët Xhafer Cakolli e Fikret Demiri. (Koha net.)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …