Kurti e shkarkon Shkelzen Gashin, thotë së çmon për mendimin kritik dhe shumë gjëra që pajtohet më të

Nëse Prokuroria nuk hapë hetimet për deklaratat antishqiptare të Shkëlzen Gashit, ajo është e “kapur” nga Vetëvendosja

Nëse deklaratat e ish-këshilltarit të kryeministrit në largim, shqipfolësit,  Shkëlzen Gashi, nuk merren në hetime nga Prokuroria e Shtetit, kuptohet botërisht se edhe në Qeverinë Kurti, Prokuroria vazhdon të jetë nën ndikim politik.

Deklarimet se luftëtarët e UÇK-së kanë vrarë 1000 serbë nga radhët e popullatës civile gjatë dhe pas luftës, në Kosovë,  pa paraqitur asnjë dëshmi konkrete, nuk është thjesht një opinion i një gazetari, por është  deklaratë politik e këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë, i shkarkuar  dhe në largim, Albin Kurti.

Prokuroria duhet ta arrestojë, Shkëlzen Gashin dhe ta marrë nën hetime lidhur me të “vërtetat apo shpifjet” e tij dhe të kërkojë nga ai ku i ka marrë burimet për deklarata të tilla, të cilat fyejnë shqiptarët liridashës, familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, fyejnë edhe luftën tonë çlirimtare në përgjithësi.

Anashkalimi i këtij rasti nga Prokuroria do të nxisë reagimin publik të veteranëve e invalidëve të luftës, të cilët me statusin dhe rregulloren e tyre janë të thirrur të mbrojnë vlerat e luftës së UÇK-së nga kushdo që ato sulmohen. Nëse veteranët nuk ushtrojnë kallëzim penal, atëherë duhet të japin përgjegjësi para ish-bashkëluftëtarëve, pjesëtarë të organizatës  dhe të konvokojnë zgjedhje të reja të kreut të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Në rast se organizatat vazhdojnë avazin se edhe kjo kalon, ka mjaft veteranë të UÇK-së të gatshëm që formojnë organizatat e reja funksionale dhe ta marrin në dorë fatin e vetë, gjithnjë brenda ligjeve për organizim dhe riorganizim të lirë qytetar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …