OVL e UÇK-së: Albin Kurti të distancohet dhe të kërkojë falje për deklaratat e Shkëlzen Gashit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që të distancohet dhe të kërkojë falje për deklaratat e Shkëlzen Gashit, të cilin para pak orësh e liroi nga detyra e këshilltarit, i cili e akuzoi UÇK-në për krime.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kurti vetëm me lirimin nga detyra të Gashit nuk mundet ta arsyetojë veten.

Ai ka theksuar se Kurti është dashur të distancohet nga deklarata e Gashit dhe të kërkojë falje publike.

“Jo vetëm Kurtin por as shokët tjerë, qoftë edhe ish-shokët e mi bashkëvuajtës të ’81-s dhe njerëzit e luftës që janë në atë parti nuk i shfajëson kjo. Aq më tepër Kurtin, përderisa z. Gashi i ka përsëritur dhe ripërsëritur me vite të tëra këto deklarata. Jo rastësisht është zgjedhur edhe këshilltar. Unë nuk kam pritur se do ta lirojë nga puna, sepse ky është ndër themeluesit e VV-së. Në një farë mënyrë është program i tij. Kështu që Kurti nuk i ka mbetur gjë tjetër dhe nuk e arsyeton veten. Se a është i vështirë apo i lehtë e di Kurti, sepse nuk është më i lehtë as Kurti. Pra, Kurti duhet ta di se tash maska iu ka hequr. Atij dhe të gjithë atyre që kanë mision luftën speciale kundër UÇK-së. Kurti është dashur të distancohet dhe të kërkoj falje”, ka thënë Haradinaj.

Nënkryetari i OVLUÇK-së ka thënë se më turp është që ende prokuroi nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Shkëlzen Gashit.

“Ky duhet merret në pyetje edhe për shpifje ose të merret si dëshmitar potencial nëse ka fakte, sidomos prokurori special gjithsesi duhet ta thirr si dëshmitar”, ka thënë Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Opozita shqiptare në Maqedoni, e përkrahur zyrtarisht nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, kopjon parullat e saj për fushatë

Skender Rexhepi, kryetari i Lëvizjes “Populli”, pjesë e Frontit Evropian, kërkoi dorëheqjen e krerëve të koalicionit VLEN

Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni, tha në një konferencë …