Në fshatin Ballovc të Besianës bëhen homazhe për dëshmorin, Agron Rrahmanin

Më 12 maj, në 19-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori, Agron Rrahmani

Nesër më 12 maj në ora 12:00, në fshatin Ballofc të Besianës, bëhen homazhe në nderim të figurës së Heroit të Kosovës, Agron Rrahmani, në 19 vjetorin e rënies së tij heroike. Agron Rrahmani ka lindur në fshatin Ballofc të Besianës (is Podujevë). Ai ishte djali i parë Muharremit dhe i Sofies. Katër klasat e para të arsimit 8-vjeçar i kreu në fshatin e lindjes, me përjashtim të viti të tetë, të cilin e kreu në fshatin, Sfeqël. Shkollën e mesme e kreu në Besianë dhe në vitin 1990 regjistrohet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitet të Prishtinës. Agroni ishte anëtar i LKÇK-së së, së bashku me Bahri Fazliun, Fatmir Humollin e të tjerë.  Më 12 maj të vitit 1998 ndodhej në një shtëpi në Lagjen e Muhaxhirëve, në Prishtinë dhe së bashku me Fatmir Humollin bien në pritë të forcave të sigurimit serb. Shtëpia ku kishin kaluar natën ishte rrethuar nga policia e regjimit të Milosheviqit. Atë ditë, Agron Rrahmani dhe Fatmir Humolli pasi vrasin dy-tre armiq, arritën të dalin nga rrethimi, por Agroni plagoset për vdekje, ndërsa Fatmiri më lehtë. Fatmiri  arriti ta  nxjerrë  gjallë Agronin nga rrethimi, por  pak më vonë ai mbylli sytë. Agroni, la pas vete edhe shoqen e vetë të jetës dhe të idealit, Florina Maloku, dhe bijën,  Çlirimtaren.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …