Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren

Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren

Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, e që nga atëherë ende nuk ka zbardhje të rastit të tij. Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, përmes një postimi në internet thotë se as pa dy vitesh nuk ka rezultate të hetimeve të pavarura, ndërsa shton pyetjen nëse ndonjëherë do të zbulohen vrasësit e Astrit Deharit. As pas dy vitesh nuk kemi ende përfundim të hetimeve për vrasjen e Astrit Deharit, dhe as rezultate të hetimeve të pavarura, e në kuadër të këtyre hetimeve edhe ekspertiza nga Instituti i Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi. Ai ka shpërndarë edhe një video  të realizuar dy vjet më parë, me ç’rast Gashi kishte sjellë detaje nga autopsia e Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …