Nesër fillon procesi kombëtar i vendosjes së 47 dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut

Nesër fillon procesi kombëtar i vendosjes së 47 dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut

Njoftim zyrtar drejtuar familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës dhe qytetarëve të Komunës së Istogut

Ju njoftojmë se të hënën, më 19 maj 2025, fillon procesi i rivarrosjes së Dëshmorëve të Komunës së Istogut. Ky proces do të nisë me zhvarrosjen e dëshmorëve në fshatin Vrellë dhe do të vazhdojë në fshatrat e tjerë, sipas një rendi të përcaktuar më parë. Procesi do të realizohet nën udhëheqjen e drejtorit ekzekutiv të AMMKM-së, Imer Hakaj

Dëshmorët do të prehen përgjithmonë në Kompleksin Memorial në Vrellë, ku do të rivarrosen me nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare, me respektin dhe dinjitetin që u takon.

Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e Komunës së Istogut të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, për të nderuar dhe kujtuar me përulësi bijtë dhe bijat që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Le të qëndrojmë së bashku, në nderim dhe mirënjohje të përjetshme për sakrificën e tyre!

OVL-UÇK
SHFD-UÇK
SHIL-UÇK
Dega në Istog

Kontrolloni gjithashtu

Behide Hasanaj: Lajmërim për Ditën e 11 Majit – Dita e Refugjatëve

Në këtë ditë madhore në nder të 11 Majit, do të jenë pjesëmarrëse gratë dhe …