Tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nesër do të marrë fund. Edhe pse pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa përkrahjen e e të gjitha partive politike përveç Vetëvendosjes, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do ta heqë tarifën dhe në vend të saj do ta vendosë parimin e reciprocitetit me shtetin Serb. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ashtu siç ka paralajmëruar, nesër, më 1 prill, do ta heqë tërësisht tarifën ndaj mallrave serbe e boshnjake dhe në vend të saj do ta vendosë parimin e reciprocitetit me shtetin e Serbisë. Një gjë të tillë, Kurti, do ta bëjë pa përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës që deri më 25 prill e ka pasur partnere në qeverisje. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se për një veprim të tillë partia e tij e ka dhënë përgjigjen me votën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.
