Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Berat Rukiqi: Në Kosovë shkaktohen 10 milionë euro dëme në ditë për shkak të situatës së koronavirusit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konference për media pohoi se në Kosovë janë duke u shkaktuar 10 milionë euro dëme në baza ditore  për shkak të situatës së krijuar me virusin COVID-19. Sipas tij, në rast se kjo situatë zgjatë edhe tre muaj humbjet ekonomike në vend do të jenë deri në 1 miliard euro. Ndër të tjera Rukiqi theksoi se ka rënie të qarkullimit për 20% edhe në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit.  “Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliard euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai. Duke folur mbi propozimin e Ministrisë së Financave, që punëtorët e sektorit privat të kompensohen me nga 170 euro, Rukiqi potencoi se kjo është e pamjaftueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …