Nesër mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Nesër mbahet mbledhja e radhës në mes të kabinetit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje, janë paralajmëruar se do të nënshkruhet disa marrëveshje për realizimin e  projekteve ndërshtetërore. Marrëveshja do të përfshijë: Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të filloi në orën 11.15 minuta dhe do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Pas përfundimit të takimit ndërqeveritar, do të mbahet konferencë për medie në të cilën do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …