Brickos

Edi

Rama: Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën

Në vendin tonë po qëndron për vizitë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me drejtues të dhjetëra bizneseve dhe fermer të shumtë nga të cilët është njoftuar për veprimtarinë dhe sfidat e tyre. Duke folur për hapat që po ndërmerr qeveria që drejton ai për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Rama njoftoi se kanë bërë planë për këtë qëllim. ”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Ksoovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë” theksoi mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …